Nënë Liza demaskon propagandën e Veliajt: Punonjësit e bashkisë më ftuan për foto dhe më përdorën
Dje në profilin e twitter të Dritan Dangos punonjës i njësisë administrative 8, Tirane, u publikua një foto e tij me Nënë Lizën shoqëruar me mbishkrimin “Nënë Liza më kërkoj që kontratën dua ta firmos live me Erion Veliaj. Ja premtova që do ta firmosësh dhe e do ta marrësh nga live nga lali Eri. Sot bëmë hapin e parë në Njësinë 8. Më mirë vonë se kurrë më tha Nënë Liza” shkruhej në postim i cili u rituit ka kryebashkiaku Erion Veliaj
Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë pas kësaj fotoje.
Gazetarja e Ora News Sonila Musai shkoi tek Nënë Liza e cila me fjalët e saj rrëzon gjithë propagandën e bashkisë së Tiranës dhe tregon se kishte shkuar në njësinë 8 për të marrë një çertifikatë për të futuer nipin e saj në shkollë dhe jo për të firmosur kontratë për banesë apo përbonus.
Ora News: A ke firmosur marrëveshje?
Unë as nuk kam firmosur marrëveshje as bonus asgjë. Me duart e mija jo. Vetëm nëse nëna e baba im në varr kanë firmosur nuk e di. Pse e përdor nuk e di. As nuk kam firmosur dhe as kam për të firmosur.
Ora News: Çfarë ka ndodhur?
Nënë Liza: Ishim dje për të marrë vërtetim për të çuar një fëmijë të vajzës në shkollë. Më tha a ta bëjmë një foto me Nënë Lizën. Unë nuk shkova të firmosja letra për shtëpi, apo bonus.U pendova prapa sepse nuk mendova se do ma bënte atë por janë burreca.
Ai më tha a të bëjmë një foto bashkë. E bëmë dhe ikëm. Sa dola u bëra pishman por prapë s’ma mori mendja. Kjo është poshtërsi. Por këta nuk janë burra. Unë kam dalë në protestë dhe dua 437 metra dhe jo 356 metra. Aq sa kam pasur. Tash do kërkoj një gjë tjetër. Meqë janë aq merakli dua tre hyrje për 3 fëmijë. Për çdo kat 2 banjo e 4 dhoma dhe një dyqan për tre.
Ora News: Nënë Liza ke rritur kërkesën?
Nene Liza: Do rris kërkesën se kanë fshehur letrat e tapisë. Këto janë mësuar me vjedhje e hajdutlliqe. U kërkoj të mos më pëdorin. Erion Veliaj dhe Dritan Dango nuk mund të tallen me mua, të tallen me nënat e veta. Ky Zot ishalla ka për tu parë siç janë bërë murana shtëpitë e mija të bëhen të tyret.
Meqë është marakli të merret me mua dua dhe një dyqan tani.
Ora News: Zoti Dangu që bëri foto me ty të tha gjë?
Nënë Liza: Jo asgjë. Nuk kemi folur as për shtëpinë asgjë. Unë dua shtëpijat metër për metër. Nuk I marr në besë të Erion Velisë as Dritan Dangës por me avokat e noterë.
Ora News: Kush është mesazhi që do i japësh Erion Veliajt dhe punonjësve të tij?
Nënë Liza: Të mos më përdorin më mua. Të përdorin nënat dhe mamatë e veta. I kërkoj ambasadës së SHBA dhe BE të merren me Shqipërinë se ka maru.
Një herë e një kohë thoshim “Enver, Enver I dashtun/ Më more drithin e më le kashtën” por ky na mori drithin, shpirtin dhe shtëpijat. Na groposi për së gjalli. Prej 8 muajsh shtëpitë janë shembur dhe vendi ka ngelur murana. Pse na nxorri jashtë.
Ora News: Ku po jeton?
Nënë Liza: Kam marrë një dhomë me qira. Unë nuk di ende se ku kam rrobat e mija. Të mos më dalin më përpara. Nuk kanë për të bërë foto me mua më.
Ora News: More mësim tani?
Nënë Liza: Nuk bëj më foto as me fëmijët e mi. Këta nuk janë njerëz por lepuj.
Ora News: Është folur se ke takuar dhe Mariglen Qaton?
Nënë Liza: Nuk e kam takuar nëse do e bëj do e bëj publike. Kur të firmos kontratë apo bonus do ta them publikisht. Ambasadorja e SHBA dhe BE të kthejnë sytë se nuk po shkojmë në Europë por në gropë.
Në një shkrim të publikuar pak ditë më parë Ora News zbuloi se janë 2 milionë lekë që Erion Veliaj do t’i heqë nga buxheti, jo për të stimuluar të rinjtë apo punonjësit në rrugën e tyre, por për të mbajtur shënime online.

