Meta kallëzon penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka paraqitur kallëzimin penal ndaj Autoritetit të Dosjdeve. Vendimi i tij vjen vetëm një muaji pasi nga ky institucion u dërguar në Kuvend shkresa ku thuhej se Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit para  vitit 1990.

Në deklaratën e postuar në Facebook, Meta shpreh se shkeljet në ligjin organik janë të qëllimshme dhe se janë bërë manipulime dhe falsifikime me qëllim shantazhin politik, në shërbim të Edi Ramës. Në shkresën e dërguar SPAK bën të ditur  se janë shkelur gjashtë nene të kodit penal. Në dokument renditen emrat e të kallëzuarve si Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula dhe anëtarët Albert Nikolla, Gjergj Marku, Altin Hoxha dhe Skënder Vrioni.

Tashmë duket se ka nisur një përplasje e fortë mes mazhorancës dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Vetëm dy javë më parë u bë publike dhe shkresa e SPAK për nisjen e hetimeve ndaj tij, por edhe në këtë rast ish-presidenti ka akuzuar për përdorim politik të institucioneve të drejtësisë, madje ai ka akuzuar Ramën për bashkëpunim me grup kriminal duke deklaruar edhe nisjen e aksionit të protestave me qëllim zgjedhjet e parakohshme në vend.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dalë publikisht në mbrojtje të anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve dhe veçanërisht kryetares Gentiana Sula, ndaj së cilës rëndon një akuzë penale.

Përmes rrjeteve sociale, Balla thekson se të gjithë anëtarët e Autoritetit kanë respektin dhe mbështetjen nga Partia Sociale për punën e tyre, ndërsa e cilëson këtë padi si shantazh të Ilir Metës.

Kallëzimi është bërë ndaj:

1.Gentiana Sula

2.Albert Nikolla

3.Altin Hoxha

4.Gjergj Marku

5. Skënder Vrioni

Objekt i kallëzimit janë:

1.      Falsifikimi i dokumentave shtetërore

2.      Falsifikimi kompjuterik

3.      Falsifikimi i vulvae

4.      Shpërdorim detyre

5.      Përhapje e informacioneve të rreme që përhapin panic

6.      Zbulim i akteve dhe të dhënave sekrete.

Kerkesa 

b)Rregjistrimin e emrit të të kallzuarve në regjistrin e njoftimeve të veprave penale

c)Marrjen e masës së sigurimit, pezullimin e ushtrimit të detyrës për të kallëzuarit.