Shkarkimi i Gledis Nanos, kush e merr policinë? Këto janë emrat që përfliten dhe i preferuari i Edi Ramës
Kupola e policisë së shtetit po drejtohet aktualisht nga një zv.drejtori Tonin Vocaj ndërsa ende Ministria e Brendshme nuk e ka përcaktuar se kush do të jetë drejtus i policisë së shtetit.
Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj raporton se janë tre emra të cilët përfliten në tryezën e Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për Muhamet Rrumbullaku që aktualisht është Kreu i Mbykqyrjes së Agjencisë Policore, Lorenc Panganika i cili aktualisht mban postin e drejtorit të policisë së Tiranës. Një emër i cili nuk mund të përjashtohet është edhe Tonin Vocaj.
Këta emra janë ende në letër. Por deri në fund të javës pritet të jepet një emër zyrtar për drejtimin e policisë së shtetit.
Po diskutohet dhe emri i një oficeri policie por gjithçka është në fazë diskutimesh.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano u shkarkua 31 gusht 2022 nga detyra ku u emërua 10 muaj më parë pas dorëheqjes së Ardi Veliut.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se vendimi u mor për shkak të mos përmbushjes së objektivave ndërkohë nga Partia e Lirisë Nano u quajt "kokë turku". Ora News mësoi se Gledis Nano nuk kishte pranuar të japë dorëheqjen.


