Edi Rama mbërrin në Serbi, pritet nga kryeministrja Ana Brnabiç
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme Serbisë.
Ai është pritur nga Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.
Rama ndodhet në Beograd në kuadër të samitit ‘Ballkani i hapur’ që mbahet sot në Beograd, ku pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve mes vendeve të kësaj nisme.
Në këtë takim do marrin pjesë, kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Agjencia serbe e lajmeve, Tanjig bëri të ditur se në takimin në Beograd do të marrin pjesë edhe kryeministri malazes Dritan Abazovic, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Zoran Tegeltija, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
