Nisma "Ballkani i Hapur", Vuçiç: Kritikët kërkonin gjilpërën në kashtë, na afroi më shumë me njëri-tjetrin
Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Beograd ditën e sotme, në kuadër të samitit "Open Ballkan" që do të zhvillohet më 2 shtator.
Sot ai u ftua në hapjen e ceremonisë së panairit të verës në Beograd.
Në fjalën e tij presidenti i Sëerbisë Aleksandër Vuçiç theksoi se ka pasur kritikë që donin gjithmonë të thonin diçka të keqe për Ballkanin e Hapuir apo që donin të gjenin gjilpërën në kashtë, por vijoji ai, kjo nismë nuk i ka sjellur asgjë të keqe vendeve, përkundrazi i ka ndihmuar.
"Ka pasur nga ata që kanë qenë kundër kësaj nisme dhe gjithmonë ka patur kritikë që kanë patur diçka për të thënë dhe të tjerë që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë. Për arsye të ndryshme politike shumë njerëzve nuk u pëlqeu kjo ide.
Ajo na ka sjellë më pranë njëri-tjetrit. Është në interesin tonë dhe askush nuk e ndal dot këtë gjë.
Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, por vetëm të mira për njerëzit dhe popujt e vendeve tona dhe do të sjellë vetëm gjëra të mira. Ne do të vazhdojmë më me zell dhe më fort," u shpreh ai.
