Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” mbërrin në portin e Vlorës

Logos Hope, libraria më e madhe lundruese në botë mbërrin në portin e Vlorës.

Ajo do të qëndrojë për dy ditë, në datat 1 dhe 2 shtator në Vlorë.

Logos Hope ka me shumë se 5 mijë tituj librash dhe në bord ka një ekuipazh vullnetarësh nga rreth 70 vende të ndryshme nga e gjithë bota, rreth 400 persona. Logos Hope është duke zhvilluar një tur levizës në mesdhe ndërsa veç Vlorës do të qëndrojë edhe në Durrës.

Është hera e parë që libraria më e madhe lundruese mbërrin në vendin tonë.

Qëllimi i këtij ekuipazhi është ndarja e shpresës, njohurive dhe dijeve me njerëzit në mbarë botën.

Logos Hope u ndërtua në vitin 1973. Bibiolteka lundruese ka vizituar mbi 150 vende në gjithë botën dhe është vizituar nga miliona njerëz.

 

Logos do të thotë fjalë, çfarë tregon qartë qëllimin ndërsa mijëra njerëz janë frymëzuar pas vizitës në Logos Hope.