“Gratë mos t’u nënshtrohen burrave”, Ballauri për përdhunimin e 11-vjeçares: Ka nevojë për rikuperim mendor e fizik
Elsa Ballauri, aktiviste e të të Drejtave të Njeriut, teksa ka folur për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë, tha se vetë gratë janë shkaktare të kësaj gjendje që është krijuar për vetë faktin se ato i nënshtrohen burrit që në lindje më shumë vlerësojnë djalin se gocën.
Në një intervistë për Ora News, Ballauri tha se që në lindje meshkujt rriten me idenë se mund të bëjnë çdo gjë me vajzat.
Elsa Ballauri: Gratë duhet të kuptojnë se edhe ata janë shkaktare të kësaj gjendje. Fakti se ato nënshtrohen para burrit, nuk bëjnë veprime të forta larguese, fakti që në vogli i ndajnë detyrat e djalit dhe të vajzës dhe e quajnë dhe e vlerësojnë mashkullin e shtëpisë si një princ dhe si një mbret ndërsa vajzën si një shërbëtore, që këtu fillojnë ato problemet me të cilat psikologjia mashkullore nga vetë nënat dhe motrat dhe e quan të natyrshme të bëjë çdo gjë me femrat.
Ajo tha se 11-vjeçarja, viktimë e përdhunimit pati fatin e keq, ndërsa shtoi se ajo ka nevojë për një specializim të veçantë dhe për një ambient të shëndetshëm.
Elsa Ballauri: Vajza pati fat të keq, nuk ka bërë asnjë mëkat. Ajo ka pësuar një traumë që do të lërë gjurmë në jetën e saj. Ka nevojë patjetër për një rikuperim të gjendjes së saj mendore dhe fizike. Ka nevojë për një specializim të vaçantë dhe padyshim që ka nevojë dhe për një ambient të shëndetshëm në aspektin e mundësisë, për t’i thënë asaj që është një gjë që i ndodhi në jetë por që nuk do e penalizojë atë në jetën e saj. Asaj duhet t’i jepet mundësia dhe kurajo për të jetuar një jetë normale.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.
