Përdhunimi i 11-vjeçares, solidarizohen Atifete Jahjaga dhe Dafina Zeqiri, i bashkohen protestës në Kosovë

Në Prishtinë është zhvilluar protestë  për vajzën 11-vjeçaren, e cila u abuzua seksualisht nga nga 5 të rinj në datë 27 gusht 2022.

Protestës kundër dhunës ndaj grave iu bashkua dhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, si dhe këngatarja Dafina Zeqiri së bashku me të dashurin e saj DJ Geek.

Jahjaga, në rrjetet sociale teksa ka ndarë fotot nga protesta në rrjetet sociale shkruan se dhuna është e patolerueshme dhe së lufta kundër saj është përgjegjësi e përbashkët shoqëore e institucionale.

Përdhunimi i 11-vjeçares, solidarizohen Atifete Jahjaga dhe Dafina

Ajo është solidarizuar duke thënë se gratë dhe vajzat e Kosovë nuk janë vetëm.

Postimi i plotë:

Dhuna nuk tolerohet dhe luftimi i saj është përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe institucionale. Këto raste duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë!

Eliminimi i dhunës fillon që nga institucioni bërthamë - familja, e më pas vijojnë hallkat e tjera të shoqërisë.

Numrat e vajzave e grave që dhunohen emocionalisht, fizikisht, seksualisht e financiarisht rriten çdo ditë, e ne duhet të punojmë secilën prej këtyre ditëve ta luftojmë këtë dukuri, ta zhdukim kulturën e mosndëshkimit, e ta ç'rrënjosim nga mentaliteti fajsimin e viktimave.

Të dashura vajza dhe gra të Kosovës, nuk jeni vetëm!

Përdhunimi i 11-vjeçares, solidarizohen Atifete Jahjaga dhe Dafina

Përdhunimi i 11-vjeçares, solidarizohen Atifete Jahjaga dhe Dafina

Përdhunimi i 11-vjeçares, solidarizohen Atifete Jahjaga dhe Dafina