Partizani dominon Laçin dhe merr kryesimin e “Abissnet Superiore”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2022, 21:50
Partizani i bën dy fitoret në po kaq ndeshje sezonale. Këtë javë ishte Skuka nga pika e bardhë e 11-metërshit qe nderoi të kuqtë përballë Laçit dhe e ngjit skuadrën e Collelas në vendin e parë me 6 pikë.

Ndeshje e luftuar në Elbasan ku skuadra kryeqytetase sfidoi kurbinasit dukshëm në vështirësi gjatë gjithë sfidës edhe pse u mundua ta vendoste ndeshjen në rrafshin fizik.
Gjatë pjesës së dytë, Partizani shpërdoroi disa mundësi për të shënuar ndërsa miqtë ishin shumë pak të qartë në ndërtimin e aksioneve dhe një skuadër shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shikojmë gjatë sezoneve të fundit.

Fitore e merituar për skuadrën e kuqe që shikon me optimizëm nga e ardhmja dhe shkon në javën e tretë si kryesues i kampionatit. FOTOT: LSA


