VIDEO/ Nedved në versionin e “shfrenuar”. Zv.Presidenti i Juventusit feston me tre femra, pamjet bëhen virale
Pavel Nedved në një lokal nate në Torino në shoqërinë e disa femrave të panjohura. Festë e shfrenuar për zv.presidentin e Juventusit ndërsa video e xhiruar po bën xhiron e botës.
Tre femrat që shfaqen në shoqërinë e ish-mesfushorit duket qartë që po argëtohën teksa Nedved vendos duart në vende të ndaluara, ndërsa pamjet janë bërë virale në tik tok. (Video poshte)
Mediat italiane ngrenë pyetjen se çfarë bënte numri 2 i klubit në një lokal nate të Torinos pas hedhjes së shortit të UEFA Champions League? “Shikoni çfarë bombash që ka”, mësohet t’i ketë thënë çeku një prej të pranishmëve në festë ndërsa aludohet se në shoqërinë e tij janë tre mikeshat sllovake që kanë mbërritur në Itali për t’i bërë një vizitë.
Përtej faktit që mund të ruhet disi më shumë për shkaqe etike sepse përfaqëson një klub shumë të njohur si zv.president, Nedved nuk mund të gjykohet më shumë se kaq pasi ai është divorcuar në vitin 2019 nga bashkëshortja Ivana me të cilën ka dy fëmijë.
Bongo cha bongo cha cha cha ????????????????#pavel #nedved #drinkdrunk pt1 pic.twitter.com/mS4Gk6eZZ7
— stefano villani (@stefanovillani) August 28, 2022

