VIDEO/ Uzuni merr topin në shtëpi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me tre gola në 90 minuta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2022, 20:31
Myrto Uzuni gjen dimensionin e vërtetë të tij në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares shënon golin e katërt sezonal me Granadan në Segunda Division. Tre realizime brenda një ndeshjeje të vetme që pas largimit nga Shqipëria, Uzuni nuk i kishte sigluar dhe këtë e bëri të hënën në mbrëmje duke marrë topin në shtëpi.
Kundër Villarreal II, lojtari beratas e gjeti rrjetën që në minutën e parë të takimit.
Dhjetë minuta më pas Uzuni shënoi një tjetër gol, kete herë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe të njëjtën gjë e bëri edhe 8 minuta nga fundi duke kompletuar mbrëmjen magjike.
Gola që adresojnë ndeshjen në një drejtim pa kthim për Granadan që objektiv kryesor ka rikthimin në La Liga.
