Vëllai i Pogba kërcënon sërish: Bota do të njohë fytyrën tënde!
"Për fajin tënd kam rrezikuar vdekjen dhe tani kërkon që më dërgosh në burg". është kjo fjalia që mban ndezur debatin në familjen Pogba ku vëllai Mathias vazhdon të akuzojë Paul. Një ditë pas deklaratës ku paralajmëroi fakte tronditëse, 33-vjeçari shkon edhe më tej:
"Tani Paul po tregon fytyrën e tij të vërtetë. Më ke implikuar në çështjen e rrëmbimit tënd pa pasur prova. Ke ikur duke pretenduar se je i pafajshëm dhe duke më çuar drejt burgut. Kur e vërteta të dalë në sipërfaqe bota do të mësojë se sa hipokrit je".
Dekkaratë që pason lajmet se vëllai ishte organizator i rrëmbimit të Paul në muajin mars duke e izoluar në një banesë në lagjen ku u rrit.
Rrëmbyesit i kërkuan 13 milionë euro ndërsa e kanë përndjekur edhe në qëndrën stërvitore të Juves. Për këtë ngjarje Paul akuzon vëllain që thekson gjithashtu se mesfushori punësoi një magjistar për të dëmtuar yllin e Francës, Kylian Mbappe.
