Punimet e Ujësjellësit Memaliaj nisën pa u shpallur fituesi, Partia e Lirisë denoncon skandalin me tenderin 4mln euro
Në një konferencë për mediat deputeti Petrit Vasili ka bërë publik një tjetër rast korrupsioni nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Kësaj radhe bëhet fjalë për tenderin e ujësjellësit të qytetit të Memaliaj dhe fshatrave investim mbi 4 milion euro.
Sipas tij është bërë inagurimi për fillimin e punimeve pa u shpallur fituesi i tenderit.
“Terderi i shpalluar, skandali është që tenderi fituesi shpallej në 9 prill ndërsa ata që më 7 pa ditur kush do të fitojë tenderin ka shpallur fillimin”, shprehet Vasili.
Petrit Vasili: Ujësjellësi i qytetit të Memaliaj dhe fshatrave investim mbi 4 milion euro në 7 prill para fushatës elektorale ëshët bërë publik. Kryeministri dhe Minisitri i Brendshëm deklaruan se ky investim po fillonte dhe shkuan ta inagurojnë. Tenderi në lekë 4 miliard e 800 milion. Në fakt kryeministri grabitqar dhe hajdut ka inaguruar një investim, tender i cili nuk është shpallur.
"Skandali është që tenderi fituesi shpallej në 9 prill ndërsa ata që më 7 pa ditur kush do të fitojë tenderin ka shpallur fillimin. Tenderat nuk ekzistojnë. Më e rënda Ministri i Brendshëm deklaron se kanë lidhur dhe kontratë, ndërkohë që kontrata është lidhur 2 muaj e gjysmë më pas. Ky ishte një nga rastet më të trasha që mund ët ketë ndodhur ndonjëherë".
Kryetari i Partisë së Lirisë krah deputetit Petrit Vasili tha se ka ardhur koha e llogaridhënies.