Zjarr në vendin e shenjtë në Vlorë, flakët përfshijnë Kuzum Baba
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2022, 11:58
Pak minuta më parë (29 gusht 2022) ka rënë zjarr në vendin e shenjtë për të gjithë besimtarët bektashi.
Një vatër aktive zjarri është raportuar nga qytetarët në Kuzum Baba në Vlorë.
Vatra e zjarrit ka rënë në pjesën e shpatit të kodrës, në pjesën e rrugës që njihet si shkallaret, ose ndryshe shkallët që kalojnë qytetarët dhe vijon të përhapet me shpejtësi si rrjedhojë e erës.
Në atë zonë ka edhe banesa, janë rreth 10 shtëpi, të cilat rrezikohen nga flakët.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga persona të paidentifikuar.



