Berisha: Rama po shndërron portin e Durrësit në Dubain e tij, afera më e madhe në Evropë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në deklaratë për media nga selia e Partisë Demokratike u shpreh se po shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij.
Sipas tij, kjo aferë deri më sot është afera më e madhe në Evropë dhe se nga ky vendim korruptiv i Ramës, ai dhe kompania e tij përvetësojnë mbi me 3 miliardë euro.
Berisha: Edi Rama pa asnjë konsultë paraprake me qytetarët e Durrësit dhe grupet e interesit, përpos xhepit të tij po shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij. Kjo aferë deri më sot është afera më e madhe në Evropë. Informoj qytetarët se nga ky vendim korruptiv i Ramës, ai dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 milionë metër katrorë truall për ndërtime, baraz kjo me 3 miliardë euro. Në këtë aferë Rama po defaktorizon Shqipërinë në rolin e saj strategjik të transportit në BE dhe NATO.
Ai parashikon që me makinerinë e mashtrimit të tij investim 2 miliardë euro në atë që e quan marinë turistike. Njeriu që do të bëjë këtë investim ka pasur një zotim për investimin e 4 miliardë eurove në Beograd, por ka përfunduar në investim 20 milionë euro. atje pas qëndron Vuçiç, ndërsa këtu pas qëndron Rama.
I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri.
