Akuzohet se ndezi në mënyrë të qëllimshme zjarrin që përfshiu fshatrat e Memaliajt, arrestohet 66-vjeçari

Një 66-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se në mënyrë të qëllimshme ka vënë zjarrin që përfshiu fshatrat Zhula dhe Qesarat në  Memaliaj.

I arrestuari është 66- vjeçari me inicialet Q.S, njofton policia.

66-vjeçari dyshohet se në mënyrë të qëllimshme vuri zjalrrin i cvili  përfshiu ditën e djeshme 28 gusht 2022 fshatrat e Memaliajt në Njësinë Administrative Krahës.

Zjarri  gjeneroi në fshatrat Zhulaj dhe Qesarat.

Për shuarjen e flakëve u përfshinë forcat zjarrfikëse të Memaliajt, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Këlcyrës.