Sarandë, 37-vjeçari përfundon në spital pas sherrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2022, 21:30
Një 37-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e sotme për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.
Dyshohet se 37-vjeçari është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil.
“Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.
