S’ka rehati për Dritan Lelin, Kryetari i Vlorës në konflikt të hapur edhe me firmën e pastrimit
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka hyrë në konflikt edhe me kompaninë e pastrimit të qytetit. Teksa Leli papastërtinë e Vlorës ia faturon firmës, kërkon që asaj t’i hiqet licenca, ndërsa vetë kompania e pastrimit thotë se fajin për këtë situatë e ka bashkia. Në kushte të këtij konflikti, mbetjet mbeten rrugëve të Vlorës.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli në kulmin e sezonit turistik kërkoi që firmës së pastrimit të qytetit t’i hiqet licenca, të cilën e bëri përgjegjëse për dështimin e pastrimit të qytetit.
Por në një reagim të saj, pas kërkesës së Lelit për heqje licence, firma Duka jo vetëm që nuk pranoi kritikat, por gishtin që Vlora është mbushur me mbeturina, e drejtoj nga bashkia.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Sipas deklaratës , plani i mbledhjes së mbetjeve urbane në qytet është realizuar në masën 140 për qind.
Por teksa bashkia dhe firma po zihen mes njëri-tjetrit mbeturinat vijojnë të jenë rrugëve.
Qytetarët thonë se situata herë pas here bëhet alarmante.
“Sivjet më keq. Jemi ankuar por e njëjta stuatë.”
“I pastrojnë kur ju do qefi. Kush e ka fajin? E kanë ato që ajnë lartë, që japin urdhrin për marrjen e mbeturinave.”
Vlora është një ndër qytetet që pret mijëra turistë në vit.
Kritika për punën e Lelit ka pasur edhe vetë kryeministri Rama, dikur aleat me kryebashkiakun por armiq politikë prej vitit 2021.
Shënim Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
