Flamuri me yll në mes të Tiranës, Simbolet e komunizmit para të rinjve

Flamuri me yll që simbolizon komunizmin, u shfaq papritur në monitor të madh, përpara qindra pjesëmarrësve në natën e tretë të Festivalit  Sunny Hill, në Tiranë.

Në sfond dëgjohen Himni shqiptar.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale, ndërsa qytetarët u shprehën përgjithësit të revoltuar.

Ata thanë se flamuri me yll, është fyerje për mijëra viktimat e komunizmit në vendin tonë.

Sipas burimeve, flamuri është shfaqur rreth orës 20:30, ndërsa aty kanë qenë qindra pjesëmarrës që kishin zgjedhur të kalonin mbrëmjen tek festivali.


Flamuri me yll, që simbolizon komunizmin, është shfaqur pak minuta para performancës së grupit “Asgjë sikur dielli”.

Reagime të ashpra kishte edhe nga politika. Ish-kryeministri Sali Berisha shkruajti se flamuri me yll, është Perdhosje e Flamurit dhe Hymnit Kombetar me simbolin e diktatures, dhe sipas tij vjen nga Edi Rama, që Berisha e quan pinjolli i xhelatit qe firmosi varjen ne litar te poetit disident Havzi Nela.

Reagon Alibeaj 

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj  shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët.

Reagon Kengëtari

Për debatin ka reaguar edhe këngëtari i grupit “Asgjë sikur dielli”, Alban Nimani. Ai sqaron se video klipi i këngës "Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?" është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python.

Poll

Ai shton se shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.

Ndaj këtij akti dhjetëra qytetarë kanë reaguar të revoltuar, ndërsa ende nuk ka një reagim nga organizatorët e festivalit.

Shfaqja e simboleve të regjimeve diktatoriale në hapësirat publike, ka nxitur jo pak herë debate të ashpra edhe mes politikës, ndërkohë që këto të fundit kanë dështuar në vazhdimësi të nxjerrin ligje për dekomunistizimin e vendit.


Shënim Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.