Aksident në Shkodër, makina godet murin dhe përmbyset në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2022, 19:27
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ish-stacioni i “Misrit” në hyrjen veriore të Shkodrës.
Një autoveturë është përplasur me murin rrethues dhe është përmbysur në rrugë.
Përplasja me murin rrethues ka ndodhur te varrezave në Komane.
Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia po lehtëson qarkullimin e mjeteve.

Foto nga aksidenti në Shkodër

Foto nga aksidenti në Shkodër
