Rrebesh i fuqishëm në Peshkopi

Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë qytetin e Peshkopisë ditën e sotme.

Reshjet janë shoqëruar me erë të fortë, ndërsa momentalisht nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz.

Ndërkohë, sipas MeteoAlb parashikohet që nesër deri në orët e mesditës do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin.

Po ashtu parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim të ketë zhvillime të përkohshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.

Ndërsa mbrëmja largon vranësirat duke përmirësuar dukshëm kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rrebesh i fuqishëm në Peshkopi
Foto: Rrebesh i fuqishëm në Peshkopi
Rrebesh i fuqishëm në Peshkopi
Foto: Rrebesh i fuqishëm në Peshkopi