Shpallet lista paraprake e maturantëve fitues në 4 degët e FE, Kule: Mos u shqetësoni nga rezultatet e para
Është shpallur lista paraprake e maturantëve fitues në 4 degët e FE ku në total janë 1200 kuota.
Në Administrim biznes janë 420 kuota, në Financë 440 kuota, Informatike Ekonomike 240 kuota, Ekonomiks 100 kuota, Filiali Sarandë (Administrim Biznes) 75 kuota.
Maturantët fitues mund t’i kontrollojnë rezultatet e tyre dhe degën që kanë fituar në kohe reale, sapo publikohen nga universitetet.
Ata mjaftojnë që të futen në portalin studentor ku janë të afishuara të gjithë rezultatet për universitetet në Shqipëri.
Në prag të nisjes së regjistrimeve për fituesit në universitet dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, Dhori Kule apeloi familjarët, fëmijët e të cilëve nuk janë mbi vijën e parë, të qëndrojnë të qetë. Në çdo fazë do të ketë zhvendosje të kufirit dhe si pasojë emra të rinj që do të ulen në auditore.
Dhori Kule: Në 21 mijë maturant që kanë aplikuar sivjet 9500 kanë aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë. Të mos shqetësohen nga shpalljet e para. Ne kemi shpallur që në datë 26 fituesit. Në oftë se rregjistrohen në ditën e parë të gjithë mbeten menjëherë 307 vende bosh sepse janë fitues të shpallur në disa dgë. Happen dhe lirohen vended he nga ata që janë shpallur fitues se mundet të kenë gjetur një degë tjetër. Të presin m qetësi zbritjen e listës.
Megjithatë Kule kishte edhe një vërejtje sa i përket afateve të shpalljes së fituesve dhe nisjes së vitit akademik. Nëse palët do të kishin angazhim studentët do ishin përballë pedagogëve në kohën e duhur.
Dhori Kule: Normalisht ata duhet ti kishin sjellë që më 3 gusht në universitete dhe ne i kishim mbyllur punët dhe shkolla e universitetet në Shqipëri mund të fillojë sikur fillon në Europë.
Rektori Kule shprehet se Fakulteti i Ekonomisë i orienton të rinjtë më mirë drejt tregut të punës, ku edhe kompanitë private kanë më shumë kërkesa.
Dhori Kule: Ata që mbarojnë Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e TIranës kanë një siguri maksimale për gjetjen punë. Prioritar është tregu privat.
