Largimi i pushuesve nga Shëngjini krijon trafik të rënduar në dalje të Lezhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2022, 19:17
Largimi i pushuesve nga plazhet e Shëngjinit dhe Talës në Lezhë, këtë të dielë të fundit të muajit gusht po shoqërohet me trafik të rënduar.
Rruga nga Shëngjini në drejtim të Milotit po përballet me fluks të lartë automjetesh dhe për rrjedhojë me kaos në lëvizje, e shpeshherë dhe bllokim total të qarkullimit rrugor.
Trafiku i renduar ka nisur që prej orës 17:00 e pritet të vijojë deri me orët e mbrëmjes, ndërsa policia rrugore është vendosur në disa pika për të lehtësuar sadopak lëvizjen e automjeteve.
Fundjave e fundit e gushtit përkon edhe me përfundimin e pushimeve për shumë qytetarë, çka pritet që te ketë edhe lehtësim te qarkullimit rrugor, teksa trafiku i rënduar ishte një sfidë dhe këtë verë në rrugët e qarkut Lezhë.

Foto nga trafiku i rënduar në dalje të Lezhës

Foto nga trafiku i rënduar në dalje të Lezhës
