Tentuan të lidheshin pas shtyllave, Mane dhe Muller bllokojnë protestuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2022, 22:30
Tentuan të lidheshin te shtyllat e portës në shenjë proteste por lojtarët nuk i lejuan. Ngjarja ndodhi në “Allianz Arena” ku Bayern Munich dhe Borussia Mounchengladbach e mbyllën ndeshjen në barazim 1-1.
Muller dhe Mane ndoshta nuk ishin protagonistë në fushën e lojës por ata u bënë në ngjarjen që i përfshiu rastësisht. Dy sulmuesit e skuadrës së Nagelsmann i bllokuan në kohë protestuesit në tentative për të lidhur kokën me shtyllën.

Shikoni në fotot e mëposhtme përplasjen verbale mes lojtarëve dhe protestuesve të cilët mbështesin nismën globale kundër ndryshimeve klimaterike dhe këtë e bëjnë me gjeste të tilla të cilat janë të përsëritura, për të tërhequr vëmendjen e sa më shumë njerëzve në evente të tilla.


