E rëndë në Mallakastër! Djali vret me sende të forta babanë
Një krim në familje ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit 2022 në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku 37 vjeçari vrau me sende te forta, të atin 73 vjeçar, dhe u largua nga shtëpia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30.
Ai kaloi natën në arrati dhe policia njoftoi sot në mëngjes arrestimin e autorit të quajtur Mariglen Muhametaj, i cili vuan nga problem të shëndetit mendor
"Ishte djalë i qetë, i mbyllur në vetvete. Di që kishte aftësi të kufizuara mendore. Kishin 20 kokë dhi dhe merreshin me to, një herë ai një herë i ati. E ëma ishte e paralizuar" tregon kryeplaku, i fshatit.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese".
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.
Lajmi u përditësua.
