Xhaçka: Do bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur Ukrainën deri në fund të kësaj lufte

Në përvjetorin e pavarësisë së Ukrainës, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ishte e ftuar në ekpozitën fotografike “Kronika të pushtimit rus të Ukrainës - fillesat”.

Gjatë fjalës së saj Xhaçka tha se sot,Ukraina dhe njerëzit e saj kanë çdo arsye në botë për t'u ndjerë krenarë.

"Krenarë për rezistencën e tyre heroike që ka fituar respektin dhe admirimin e botës.Ukraina dhe njerëzit e saj po luftojnë gjithashtu edhe për ne.Po luftojnë gjithashtu për paqen dhe sigurinë e Evropës dhe botës".

Ministrja shtoi se është krenare gjithashtu edhe për gjithçka që Shqipëria ka bërë për të mbështetur Ukrainën.

"Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur Ukrainën deri në fund të kësaj lufte" garantoi Ministrja.