Banorët i “mbyt” nafta, në Zharrëz ndotja e madhe, qytetarët: Jemi bërë disa herë për spital
Banorët e Zharrëzës në Fier prej vitesh denoncojnë situatën me ndotjen atje. Temperaturat e larta të kësaj vere kanë bërë që nafta bruto atje të mbushë gropat, dhe grimca të rrezikshëm të shpërndahen në ajër duke dëmtuar shëndetin e banorëve.
Këto janë gropat e naftës në fshatin Zharrëz.
Temperaturat e larta të verës, bëjnë që këto gropa të hedhin në atmosferë sasi të mëdha ndotjeje.
Për banorët e zonës që jetojnë pranë situate është alarmante dhe e rrezikshme.
“Përbëjnë rrezik se shtrohemi të gjithë me karbon në gjak. Në rrezik edhe fëmijët.”
Vetë ata thonë se janë sëmurë nga e gjithë kjo situatë që nuk po gjen zgjidhje.

“Ne jemi të pafuqishëm. Ushqimin e hamë nga bahçja. Dy herë të javës shkojmë në spital sepse jemi ne karbon në gjak. Jemi bërë me zemër dhe mushkëri.”
I janë drejtuar disa herë institucioneve, por gjendja ka mbetur e njëjtë.
“Të ndërhyjnë dhe të mos presin më. Jemi ankuar dhe vijnë gazetarë këtu, por këta të thonë mbylle gojën.”
Banorët e fshatit Zharrëz prej vitesh kanë denoncuar herë pas here situatën në të cilën gjenden ata, ndërsa edhe kanë protestuar disa herë përpara institucioneve.

