Qytetari i revoltuar thirrje Veliajt: Thirri mendjes, po bën masakër në Tiranë
Ka nisur para Bashkisë protestave e banorëve të kryeqyteti që kanë humbur shtëpitë apo rrezikojnë të humbin nga projektet zhvillimore të bashkisë Tiranë dhe qeverisë.
Një prej banorëve të “5 Majit” i është drejtuar Erion Veliajt, duke thënë se kjo që po u bëhet qytetarëve duke i lënë të pastrehë është më keq se lufta.
Teksa e ka konsideruar masakër prishjen e shtëpive, qytetari i ka bërë thirrje Veliajt që t’i thërrasë mendjes dhe të shikojë se çfarë bëhet me qytetarët e vendit të vet.
“Unë jam një nga ata që më ka rënë bingo, sipas Veliajt. Bingo me gaz lotsjellës, bingo me policinë, bingo me fadroma, bingo me na arrestuar në shtëpinë tonë. Pse? Sepse deshëm lirinë n shtëpinë tonë, sepse deshëm familjen tonë, sepse deshëm të jetojmë në komunitetin tonë. Por kjo i vret ata sepse duan t’i shohin njerëzit si skllevër. Kjo bingo që na ka ra ne e ka pasur 6 mujorin pardje. Ajo bingo që thua ti është kolerë. Ajo është më keq se lufta. Të nxjerrësh familjet në rrugë të madhe dhe mos të dish se ku i ke strehuar, të mos dish se çfarë ndodh me ta. Kjo është masakër. Ju keni kryer masakër te ‘5 Maji’ por edhe te tjerët. Ne do e hedhim në kosh bingon tënde dhe do vazhdojmë luftën tonë. Zoti Kryetar thirri mendjes, ku po i çon qytetarët.”- u shpreh ai.
