Tiranë/Gropat te Fresku, rrugë të pakalueshme nga pellgjet me ujë
Rrugët në kryeqytet janë një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonave të ndrysme dhe kryesisht për drejtuesit e automjeteve. Në zonën e Freskut kalimi në rrugën "Muhamed Deliu" është një sfidë më vete teksa gropat e hapura aty bllokojnë makinat në trafik.
“Muhamed Deliu” e njohur ndryshe edhe si rruga e thesarit në zonën e Freskut, paraqet këtë panoramë.
Gropat e mbushura me ujë përgjatë aksit janë kthyer në një problem serioz për drejtuesit e automjeteve.
Duke qenë se ka shume qarkullim, pasi zona eshte e populluar ne Fresk, makinat bllokohen vazhdimisht në trafik teksa tentojnë të devijojnë gropat.
Madje shprehen se një veprim i tillë është burim aksidenti.
"I ndërroj gomat njëherë në 5 vjet, me ardh këtu mirupafshim. Bëhet burim aksidenti."
"Ku do kalojnë makinat këtu? Taksat i paguajnë njerëzit por rrugët nuk rregullohen."
Më të shqetësaurit janë ata që kalojnë çdo ditë këtu e ngrenë shqetësimin se punimet që kryhen janë të dobëta teksa për një kohë të shkurtër sërisht rruga kthehet në këtë gjendje.
"Maksimumi 1 muaj rri e rregulluar kur e sistemojnë. E rregullojnë njëherë në 3-4 vjet."
Problem tjetër është edhe vendosja e koshave të mbeturinave në rrugë, të cilët gjithashtu janë të tejmbushur me mbeturina.
Përveç faktit se është shumë e ngushtë e makinat duhet të ndalojnë për të respektuar kalimin e njëra-tjetrës apo edhe të urbanëve që qarkullojnë pengesë e vazhdueshme për ta mbetet edhe gjendja e rrugës. Apelojnë për një ndërhyrje të menjëhershme.
