Rama: Pa Erdoganin nuk do të kishim vaksina, Kina, Rusia dhe Turqia shpëtuan jetë në Ballkan

Kryeministri Edi Rama nga Austria ku ndodhet në forumin European Alpbach, u shpreh se gjatë pandemisë u mblodhën vaksina në Evropë, por jo për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se ishte Kina, Rusia e Turqia ajo që shpëton jetë në Ballkanin Perëndimor dhe se pa ndihmën e Presidentit të Turqisë nuk do të kishim pasur vaksina në Shqipëri.

Rama: Jemi në mes të Evropës, me shumë lidhje, me të gjithë televizionet, gjithkund, shohim se si në mes të pandemisë mblidhen e ndajnë vaksina, por nuk pyesin për këto gjashte vende. Tha njeri jepni vaksina këtyre? Jo. Kur vjen puna, është Kina, Rusia e Turqia ajo që shpëton jetë në Ballkanin Perëndimor.

Pa ndihmën e Presidentit të Turqisë nuk do të kishim pasur vaksina. Mendoni për qytetarët në Gjermani që kanë pasur një udhëtim me 9 euro me transportin publik dhe tani janë zemëruar se kjo gjë nuk ndodh më. Kur flasim për Gjermaninë, imagjinoni se çfarë ndodh në një tjetër vend të Ballkanit Perëndimor.