Maliq/ Dikur Brigada e Tankeve, sot baza ushtarake pa dyer e pa dritare

Ngjarja e ndodhur në Bazën ushtarake të Gramshit ka kthyer në vëmendje sigurinë e këtyre bazave. Ora News ka qenë në bazën ushtarake që dikur shërbente si Brigadë e Tankeve ndërsa ajo ruhet vetëm me dy ushtarë dhe është e rrethuar me tela me gjemba.

Këto tabela tregojnë se jeni pranë një zone ushtarake të ndaluar. Kjo është zona ushtarake e Pocestës në Maliq.

Dikur ishte Bazë për tanke dhe armatim të rëndë.

Sot as dyert, e as dritaret e saj nuk ekzistojnë më.

Ngjarja e ndodhur në Gramsh, vuri në pikëpyetje sigurinë e këtyre zonave me rënësi të veçantë.

Baza Pocestës e gjendur mes një zone pyjore, rrethohet vetëm me tela me gjemba dhe tabelat.

Dy efektivë të ushtrisë e ruajën këtë bazë ushtarake.

“Reparti ishte për tanke, sot ka vetëm hekur. Ka qenë brigada e tankeve, tani është shpërbërë. Ka vetëm materiale si armatime dhe tanqe.”

Brenda bazës besohet që gjenden ende tanke që kanë dalë jashtë funksionit.

Në Qarkun e Korçës janë disa zona ushtarake që vijojnë të ruhen kryesisht me personele minimaliste.