Rama: Kosova me regjimin e djeshëm lëvizte lirshëm, sot e çliruar dhe e pavarur nuk lëviz dot pa viza

Kryeministri Edi Rama nga Austria ku ndodhet në forumin European Alpbach, u shpreh se Kosova u çlirua nga fuqia e mëdha nga një regjim barbar, por sot ajo është pa viza.

Ai tha se në atë regjim Kosova lëvizte pa viza, ndërsa sot edhe pse e lirë qytetarët kosovarë nuk kanë mundësi që të lëvizin pa viza në Evropë.

Ai shtoi se ka pasur liberalizim vizash për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ndërsa më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng.

Rama: Kosova u çlirua nga fuqia e mëdha nga një regjim barbar. Ama nën këtë regjim barbar lëviznin lirshëm në Evropë, por me çlirimtarët nuk e bëjnë dot këtë gjë. Kështu që gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë mund të shkonin dhe punon në Evropë, ndërsa fëmijët nuk e bëjnë dot këtë sepse nuk kanë viza.

Ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur të politikisht. Ka pasur liberalizim vizash për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ndërsa më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng. Mitrovica, jo Mitrovica ka tensione dhe askush nuk mendon që tu jepet këtyre njerëzve liria për të lëvizur.

Rama: Kosova me regjimin e djeshëm lëvizte lirshëm, sot e

Rama: Kosova me regjimin e djeshëm lëvizte lirshëm, sot e