SPAK nisi hetimet për ish-presidentin, Kryemadhi publikon certifikatën personale të Metës dhe ironizon qeverinë

Monika Kryemadhi ka reaguar, pas lajmit se SPAK do të nisë hetimet për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Kryemadhi ka publikuar certifikatën personale të Ilir Metës, teksa ka ironizuar dhe qeverinë. 

Kryemadhi thotë se PL ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un, ndërkohë që certifikata do u vijë në ndihmë që të mos firmosin shkresa të gatshme. 

Ndër të tjera ajo ka risjellë në vëmendje sërish incineratorët, çështje që sipas saj duhet të merret SPAK. 

Kryemadhi: Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t'ju ndihmoj edhe për inceneratorët.

Hetimi

Prokuroria e posaçme SPAK ka nisur hetimet ndaj ish presidentit Ilir Meta pas kallëzimit penal të bërë ndaj tij nga ish deputeti Halit Valteri i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi nën siglën e PS.

Lajmi u bë publik përmes një shkrese të datës 23 gusht 2022 të firmosur nga kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kryeprokurori i SPAK, shkruan se ka nisur procedimin penal me numër 122 të vitit 2022, dhe më tej thekson se "për nevoja të hetimit të jëtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr 138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të republikës së Shqipërisë, zv: Ilir Metaj (Meta)

SPAK e bazon këtë kërkesë në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike.

Zyra e shtypit e Prokurorisë së Posaçme, sqaroi për median se kërkesa drejtuar KQZ-së është pjesë e hetimeve që po kryhen në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. 

SPAK nisi hetimet për ish-presidentin, Kryemadhi publikon certifikatën