Me incineratorë të përdorur, Shehaj publikon dokumentet e skandalit në Elbasan dhe Fier

Incineratorët e vendosur në Elbasan dhe në Fier janë të përdorur. Partia e Lirisë ka publikuar materiale të tjera mbi aferën e mbetjeve, ndërsa Brisida Shehaj ka theksuar se SPAK duhet të hetojë ngarjen. Po ashtu dhe Partia Demokratike ka akuzuar se për shkak se incineratorët nuk punojnë, mbetjet po hidhen në lumenj.

Tjetër skandal me kontratat e koncesioneve të incineratorëve, të dhëna për djegien e mbetjeve.

Brisida Shehaj nga selia e Partisë së Lirisë ka publikuar të tjera dokumenteve përmes të cilave zbulohet se pajisja industriale ishte e përdorur.

Shehaj: Sot bëjmë publike një kontratë që është e lidhur midis kompanisë italiane ‘Ecros SRL’ dhe integrated energy BV, shpk. Kontrata ka në thelb blerjen e një impianti të përdorur.

Pra ne paguajmë dhjetëra miliona euro, kompania deri më tani ka mbledhur rreth 70 milionë euro pagesa nga shteti dhe nga privati dhe blen pajisje të përdorura.

Kontrata është lidhur në shtator te vitit 2020, për një vlerë 70 mijë euro.

Ajo çka e bën më të rëndë këtë fakt ka rreth dy vite që instancat shtetërore që duhet të auditonin këtë kompani nuk e kryejnë punë e tyre.

Njësia e zbatimit të projekteve nga 3 anëtarë të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga dy anëtarë të Bashkisë së Tiranës. E ne vijojmë paguajmë 29 euro tonin për një impiant të përdorur.

Por dhe PD nuk ka mbetur pas me denoncimet. Silvi Bardhi shprehet se dy incineratorët në Fier dhe Berat nuk funksionojnë, ndaj dhe mbetjet bashkitë i hedhin në lumenj.

Më herët opozita ka publikuar edhe dokumentet për evazion fiskal me incineratorët por edhe marrje të kredive duke vënë si garanci pronën publike.

Tashmë do të pritet që SPAK të hapë dokumentet për Tiranën, por edhe të vijojë hetimet me Elbasanin dhe Fierin.