Avari në tragetin që vjen nga Ankona, anulohet lundrimi i sotëm për 483 pasagjerët

Autoriteti Portual i Durrësit njofton se të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin e tyre nga Porti i Durrësit drejt Ankonës (Itali) pasditen e sotme se ky lundrim nuk do të realizohet për shkak të një avarie që ka pësuar trageti “AF MARINA” (në Ankona).

Riparimi i defektit është bërë i mundur mëngjesin e sotëm dhe për rrjedhojë nisja nga Ankona është bërë me disa orë vonesë.

Kompania “Adria Ferries” ka vendosur që nisja e ditës së sotme Durrës Ankona , ora 17.00 ,të anulohet dhe 483 pasagjerët me 146 autvetura të nisen për Bari me tragetin “AF Marina”.

Kompania “Adria Ferries” ka aktivizuar procedurën për asistencë ndaj pasagjerëve sipas normatives UE 1177.

Pasagjerët po njoftohen për ndryshimin e udhëtimit, dhe mund të zgjedhin sipas dëshirës:

Të udhëtojnë sot drejt Barit ora 01.00 dhe në kohën e kryerjes së check-in, do t’u rimbursohet diferenca e tarifës që vjen si pasojë e ndryshimit të destinacionit.

Biletat t’i shtyhet automatikisht për një ditë tjetër ose të marrin 100% të vlerës së biletës (nëse nuk udhëtojnë).