31-vjetori i pavarësisë së Ukrainës, Yuri Kim: Shqipëria ka rol të rëndësishëm për të luajtur
Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka shkruar ditën e sotme lidhur me pushtimin e Ukrianës nga Rusia, kur festohet 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.
Yuri Kim shkruan se pasojat e luftës së Rusisë nuk kufizohen vetëm tek Ukraina dhe një gjë e tillë ka përmbysur tregtinë globale të grurit, duke rrezikuar sigurinë ushqimore për shumë popullsi.
Ambasadorja shton se si aleate në NATO dhe anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur.
“24 gushti shënon 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës. Pasojat e luftës së Rusisë nuk kufizohen vetëm tek Ukraina. Agresioni i Rusisë ka përmbysur tregtinë globale të grurit, duke rrezikuar sigurinë ushqimore për shumë popullsi. Kriza aktuale po ashtu ka nxitur inflacionin dhe çmimet e pakicës anembanë botës. Shqipëria sigurisht nuk është vetëm teksa ndjen pasojat negative të luftës që ka zgjedhur të bëjë Rusia.
Si aleate në NATO dhe anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë posaçërisht krenare që kemi qenë bashkëpenëmbajtës me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së teksa i japim zë mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare për demokracinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.” – shkruan Yuri Kim.
Po ashtu ajo shton se teksa sanksionet vazhdojnë të degradojnë aftësitë e Putinit për luftë, forcat ukrainase po mbrojnë me sukses vendin e tyre dhe populli ukrainas është më i bashkuar se kurrë.
“Teksa sanksionet vazhdojnë të degradojnë aftësitë e Putinit për luftë, forcat ukrainase po mbrojnë me sukses vendin e tyre dhe populli ukrainas është më i bashkuar se kurrë. Që kur pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia filloi në shkurt, mbi 50 vende janë bashkuar me Shtetet e Bashkuara për të dërguar ndihmë sigurie në Ukrainë. Së bashku, po përshpejtojmë dërgesat e më shumë armëve që Ukraina po i përdor kaq efektshëm për të mbrojtur veten.”
Shkrimin Yuri Kim e përfundon duke thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Ukrainës dhe të mbështesim luftën e saj për mbijetesë ndërkohë që punojmë për të forcuar sigurinë europiane.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës dhe të mbështesim luftën e saj për mbijetesë ndërkohë që punojmë për të forcuar sigurinë europiane dhe vlerat demokratike. Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse kufijtë dhe furnizimet me ushqime nuk janë fusha pazaresh. Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse të drejtat e njeriut janë të padiskutueshme. Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse është gjëja e duhur.”
