Vau i Dejës: Vrasje pas sherrit në lokal në orën 3 të natës, shkon merr kallashin dhe qëllon 51-vjeçarin

Ky është lokali i fshatit Shelqet në Vaun e Dejës ku në orët e para të mëngjesit është vrarë me kallashnikov Agron Metushi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 gusht) pas një konflikti për motive të dobëta.

Dyshohet se Alfons Palushani, 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri Agron Metushi, 51 vjeç, banues në Shkodër.

Alfons Palushani pas sherrit ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën, dhe në momentin që Metushi ka hipur në automjetin e tij për tu larguar ai e ka qëlluar.

Policia ka sekuestruar një kamera sigurie, por nuk dihet nëse ajo ka regjistruar momentin e vrasjes, pasi ngjarja ka ndodhur në oborrin e lokalit.

“Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P.,  ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.” – njofton policia.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit  dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Vau i Dejës: Vrasje pas sherrit në lokal në orën 3 të