Luiza Gega: Kam refuzuar oferta për të përfaqësuar shtete të tjera, e dua këtë vend
Kampionia e Europës zbulon se ka pasur oferta për të përfaqësuar edhe shtete të tjera por I kishte refuzuar.
Luiza Gega:“Kam pasur dhe oferta për të përfaqësuar vende të tjera por e dua këtë vend dhe kam besuar fort se do të vijë një ditë që vendi jonë do të ndryshojë dhe jam krenare që ky ndryshim ka ndodhur. Kemi gjëra për të përmirësuar por kemi ecur.” tha Luiza Gega në ceremoninë zyrtare të mbajtur sot paradite në kryeministri.
Gega përsërit se rruga e saj ishte shumë e vështirë por me këmbëngulje nuk ka hequr dorë
Luiza Gega:“Nëse doja të prezantoja vendin duhej të punoja fort. Hapat që sot pas 12 vitesh më sollën këtu. Fillova të thyeja rekordet kombëtare, pastaj dominova Ballkanin, pastaj solla medaljen nga lojrat Mesdhetare. Rrugëtimi nuk ka qenë kaq I suksesshëm. Ka pasur dhe vështirësitë, por vendosa të mos dorëzohesha”
Jam stërvitur në shi në të ftohtë, pavarësisht çdo kushti, halle familjar unë duhej të stërvitesha. Kam pasur dhe shumë vështirësi, terre, dëmtime”
Fjalimin e mbylli duke përsëritur mesazhin për të rinjtë se “Nëse e duan këtë vend, këtë flamur mund tia dalin. Uroj që t’i kem motivuar sadopak” thotë ajo dhe falenderon çdo shqiptar për mesazhin e urimit dhe solidaritetin që i ka dhënë asaj pas fitores së medaljes së arit në garën 3 mije metra kapercim me pengesa në Mynih 2022.
