Kampionia Luiza Gega: Medaljen e Arit e ëndërroja dhe e imagjinoja gjatë stërvitjes. Mu desht të jetoja larg familjes e në male

"Ëndërroja shumë medaljen dhe vërtet besoja se do ta fitoja. E kam imagjinuar shumë gjatë stërvitjes.  Imagjinoja çdo moment, çdo pengesë. Kur erdhi xhiroja e fundit dhe pashë që ende kisha forcë edhe nëse kundërshtarër do më afroheshin do e realizoja. Në 100 metrat e fundit pashë çdo gjë kishte mbaruar dhe përjetova emocionin e jashtëzakonshëm. Mu kujtua sa mund e sakrifice.

Më është dashur të jetoja larg familjes pjesën më të madhe në male për të realizuar ëndrën dhe përfaqësuar flamurin kombëtar" tha kampionia e Europës, Luiza Gega në një prononcim për median pas ceremonisë së pritjes në aeroportin "Nënë Tereza"

Fitoren e medaljes së arit në "Europiani i Atletikës Mynih 2022" nuk e quan rastësi por fryt i një pune të palodhur disipline dhe rezultateve ndër vite.

"Rezultatet e njëpasnjëshme, përmirësimet e rekordit kombëtar. E dija që mund tia dilja, që mund të arrija sepse ishte dhe koha më e mirë në Europë dhe isha pretendentja kryesore. U mundova të bëj një garë strategjike. Të marr kryesimin dhe jam shumë e lumtur që ia dola" tha Luiza Gega.

Një falenderim të veçantë nuk mund të mos shkonte për trajnerin Taulant Stërmasin dhe ata që e kanë mbështetur dhe financiarisht.

Luiza Gega, kampione Ballkani, rekorde kombëtare, kampione Mesdheu "së shpejti pret të jem e katërta në botë nga vendi I pestë.

Për mbërritjen në Shqipëri të kampiones së Evropës në atletikë, Luiza Gega sot u organizua një ceremoni në aeroportin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi, Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli, etj.