VIDEO/Juventus nuk funksionon, në Xhenova regjistron barazim pa gola
Barazim zhgënjyes për Juventusin në javën e dytë të Serie A. Në Xhenova, sfida që mbylli xhiron e dytë të kampionatit nuk prodhoi gola.
Bardhezinjtë e Allegrit me Kostic dhe Rabiot që nga minuta e parë nuk u treguan në nivelin e skuadrës së synon titullin duke dhuruar një ndeshje të dobët dhe pa nerv ndërsa skuadra e Giampaolos mund të kishte bërë më shumë por fillimisht tranversa dhe më pas rastet e shpërdoruara kushtëzuan ndeshjen e Sampdorias.
Vlahovic e krijoi rastin e parë në minutën e 51 ndërsa iu anulua një gol disa minuta më vonë për pozicion jashtë loje të identifikuar nga sistemi VAR. Nga një pikë për të dyja skuadrat që duhet të bëjnë paqe me këtë rezultat.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Roma kaloi 1-0 Cremonesen me gol të Smalling duke u bashkuar në krye të klasifikimit me Interin dhe Napolin e Atalantën.
