Shqipëria humbet titullarin e mbrojtjes në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Dy muaj jashtë fushave të futbollit për shkak të një frakture në këmbën e majtë pas një dueli në ndeshjen me Milanin. Konfirmohet frika për Atalantën dhe Kombëtaren Shqiptare që humbasin Berat Gjimshitin.

Klubi bergamask bën me dije se dëmtimi i mbrojtësit shqiptar është i rëndë por nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Shtatlarti nga Presheva ka nisur fazën e rikuperimit dhe do të jetë gati në fillim të muajit nëntor.

Gjimshiti humbet ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve me Islandën dhe Izraelin.