Kampion bote i harruar nga të gjithë. Eklent Kaci, talenti nga Kurbini i ben "tagg" Ramës
Quhet Eklent Kaci ka lindur në Laç dhe shumë pak njerëz e njohin për talentin që ka. Po flasim për kampionin e botës në biliardo, i cili është njëkohësisht edhe kampion Europe por ndryshe nga Luiza Gega nuk ka qenë subjekt urimi nga krerët e shtetit shqiptar e aq më pak i reklamuar prej tyre si krenari kuqezi.
Këtë e ka vënë në dukje vetë 23-vjeçari shqiptar më një postim të pak orëve më parë teksa i ka "tërhequr veshin" edhe kreut të qeverisë, Edi Rama.
"Shumë urime Luiza, kampione Europe. Unë kampion bote, kampion Europe duke përfaqësuar Shqipërinë denjësisht me shpenzime personale. Nuk meritojmë respekt @ediramaal? ‘Apo bilardo’", shkruan Kaci që tagon kryeministrin në Instagram.

Shtatorin e vitit të kaluar Kaci u shpall kampion bote në bilardo me 10 bila që u zhvillua në Las Vegas pasi mundi në finale 10-6 japonezin Naoyuki. Ndërkohë, në vitin 2018 u shpall kampion bote i bilardos me 9 bila.
