Kampionia e Europës Luiza Gega: I tregova Europës se dhe ne mund t'ia dalim, me punë e sakrifice
”Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Kam shumë vite që sakrifikoj që të jem këtu,jo me detyrim por dëshirë”
"Zgjodha të përfaqësoj veten time dhe flamurin tim çdo ditë e sa më denjësisht. Sot jam më krenarë se kurrë, kjo është arsyeja pse derdha lot në vijën e finishit. Mu kthye koha mbrapsht mundi e sakrifica dhe më në fund i tregova Europës se edhe ne mund tia dalim, edhe pse jemi vend i vogël por nëse mund të punojmë fort, nëse e duam këtë vend dhe ne mund tia dalim".
Këto janë fjalët e para të kampiones së Europës Luiza Gega e cila solli në Shqipëri Medaljen e Arit në garën e 3000 metrave me pengesa nga "Europiani i Atletikës Mynih 2022"
Gega pranon se gjërat vitet e fundit kanë ndryshuar "Qoftë dhe ligji për sportin për shpërblimet më kanë dhënë dhe një shtysë"
Beson se si ajo shumë të rinj mund tia dalin nëse punojnë fort.
"Jam e lumtur që ia dola. Uroj që edhe të rinjtë shqiptarë të motivohen që edhe ato mund tia dalin, të punojnë fort dhe të bëjnë krenar veten dhe kushdo që e do këtë vend dhe sportin"
Një falenderim të madh ka për trajnerin Taulant Stermasi.
"E vetme nuk do ia kisha dalë kurrë pa mbështetjen e trajnerit. Kemi kaq vite që punojmë dhe ka pasur më besim tek unë se çkam une tek vetja dhe çdo fjalë e tij i ka dalë. Faleminderit pa masë"

Për mbërritjen në Shqipëri të kampiones së Evropës në atletikë, Luiza Gega sot u organizua një ceremoni në aeroportin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi, Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli, etj.
Nesër pritet të mbahet ceremonia zyrtare në kryeministri.

