Barcelona në luftë me kohën për të federuar mbrojtësin 60 milionësh

Nuk ka vend për alarm pasi koha premton deri në datën 31 gusht por Barcelona duhet të lëvizë sa më shpejt për të zyrtarizuar mbrojtësin Jules Kounde.

Pasi u ble për rreth 60 milionë euro nga Sevilla duke djegur konkurrencën e Chelseat, francezi nuk është aktivizuar ende nga Xavi pasi nuk figuron në listë.

Kounde mbeti jashtë federimeve të fundit për shkak të mungesës së të ardhurave që mund të justifikojnë blerjen e tij por në klubin katalanas po punojnë për ta zgjidhur sa më shpejt këtë problem ashtu siç bënë edhe me blerjet e tjera pak ditë më parë.

Bashkë me Aubameyang, Depay, Umtiti, Dest dhe Braithëaite që mbeten në listën e largimeve, Kounde duhet të presë ende për të debutuar më fanellën e katalanasve.