Miqësore luksi për Shqipërinë, Italia viziton Tiranën në muajin e botërorit

Shqipëri-Itali, një ndeshje miqësore në Tiranë gjatë muajit dhjetor në datat pushim të parashikuara nga FIFA për shkak të Kupës së Botës. Lajmin e jep direkt presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina që thekson se gjithsesi fillimisht duhet të marrë "ok" e trajnerit Roberto Mancini. 

"Do të zhvillojmë një mbledhje teknike në mesjavë për të mësuar se çfarë kërkon stafi teknik. Me shumë mundësi një nga miqësoret do të jetë ajo e Tiranës me Shqipërinë. Më pas mund të zhvillojmë një fazë përgatitore në Arabinë Saudite".

Mundësi mjaft e mirë për Kombëtaren Shqiptare që në muajin dhjetor do të ketë mësuar edhe emrin e trajnerit të ri edhe pse nuk përjashtohet mundësia që Edi Reja të vazhdojë projektin.