Në Dortmund janë të ndarë në mendime për transferimin e Ronaldos
Cristiano Ronaldo krijon përçarje edhe në klube në të cilat nuk bën pjesë por synon të bashkohet. Alternativa e fundit e portugezit të dëshpëruar për të luajtur në Champions është Borussia Dortmund ku mendimet në nivelet më të larta drejtuese janë të ndryshme.
Portugeziu iu propozua verdhezinjve nga agjenti Jorge Mendes por gjermanët janë të qartë në këtë pikë edhe pse dikush del nga rreshti dhe beson se CR7 do të ishte një bekim për Borussian.
Administratori i deleguar, Hans Joachim Watzke ka refuzuar ofertën e Ronaldos që nëse transferohet në Gjermani do të bëhej i pari lojtar që tenton të fitojë titullin në 4 kampionatet më të fortë të kontinentit.
Paga e tij 29 milionë në sezon është pengesa më e madhe. Por nëse Watzke nuk dëshiron të fitet për të tilla shifra, tekniku Terzic ëndërron ta ketë në skuadër dhe nuk i shpëton komenteve pro një transferimi të mundshëm të Ronaldos te skuadra e Borussias. Edhe drejtori sportiv Kehl i mbylli derën çdo mundësie për realizimin e operacionit.
