Kampionia Gega për Ora News: Fokusi im ishte medalje, s’doja për asgjë në botë që ta humbisja

Kampionia Luiza Gega është shprehur se fokusi i kësaj gare ka qenë medalje dhe se nuk do ta linte për asgjë në botë që ta humbiste.

Luiza Gega: E doja këtë dhe e dija që mund të ja dilja, kjo ishte arsyeja që në çdo hap që hidhja ishte medalje. Nuk doja që për asgjë në botë që kjo të më humbiste. Fokus kisha trajnerin, më jepte sinjale. Ai kishte besim shumë të madh te unë që mund ta dilja.

Për mikrofonin e Ora News, Gega tregoi se si ndihet familja për arritjet e saj.

Gega: Sigurisht që ato e dinë se si jam unë. Para gare më lënë të qetë .Kur je vetëm ndjen që presioni dhe përgjegjësia është më e madhe. Familja ka pasur një lumturi të jashtëzakonshme.