Surprizon Sokol Cikalleshi, transferohet në Arabinë Saudite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2022, 20:13
Lëvizje e papritur në merkaton e legjendarëve shqiptarë. Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi u transferua në Arabinë Saudite.
Pas 7 viteve në Turqi dhe 3 sezoneve të fundit në radhët e Konyaspor, 32-vjeçari nga Kavaja bën lëvizjen surprizë pasi bashkohet me Al Khaleej, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit arab.
Sezonin e fundit në Konya, Cikalleshi vendosi rekord personal me 10 gola të shënuar në 34 ndeshje të luajtura.
