Kampionia Gega: Mezi pres të takoj mamin, kam shumë muaj pa e parë, s'mund të lija stërvitjen në male

Luiza Gega është shprehur se pas kthimit në shtëpi pasi u shpall kampione e Europës, do të takoj familjen.

Ajo tha se s'mund të linte stërvitjen nëpër male për të parë të ëmën pasi do ishte hap mbrapa për punën e saj.

Luiza Gega: Familja ime është e para. Mamin kam shumë muaj që nuk e takoj sepse ka qenë jashtë vendit.

Erdhi po s;kam pasur mundësi ta takoj sepse nuk mund të lija stërvitjen time nëpër male. Sepse një hap pas dhe nuk do të arrija ëndrrën time të shumë vitesh. Jam shumë e lumtur që kam zgjedhur të përfaqësoj vendin tim.

Fitoren e medaljes së arit për 3000 metra me pengese ne "Europiani i Atletikës Mynih 2022" nuk e quan rastësi por fryt i një pune të palodhur disipline dhe rezultateve ndër vite.

"Rezultatet e njëpasnjëshme, përmirësimet e rekordit kombëtar. E dija që mund tia dilja, që mund të arrija sepse ishte dhe koha më e mirë në Europë dhe isha pretendentja kryesore. U mundova të bëj një garë strategjike. Të marr kryesimin dhe jam shumë e lumtur që ia dola" tha Luiza Gega.

Një falenderim të veçantë nuk mund të mos shkonte për trajnerin Taulant Stërmasin dhe ata që e kanë mbështetur dhe financiarisht.

Luiza Gega, kampione Ballkani, rekorde kombëtare, kampione Mesdheu "së shpejti pret të jem e katërta në botë nga vendi I pestë.

Për mbërritjen në Shqipëri të kampiones së Evropës në atletikë, Luiza Gega sot u organizua një ceremoni në aeroportin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi, Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli, etj.