Kampionia Luiza Gega për Ora News: Ja arsyeja që më ka shtyrë të jem këtu që jam sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2022, 11:57
Kampionia Luiza Gega, në një intervistë për Ora News, ka folur dhe për jetën e saj personale.
Ajo tha se prindërit e kanë rritur me shumë sakrifica dhe kjo është një nga arsyet që e ka shtyrë për të arritur këtu ku është.
Luiza Gega: Prindërit më kanë rritur me shumë sakrifica, dhe një nga arsyet që jam shtyrë të jem kjo që jam sot, është për të bërë krenare ata. Ne jemi 5 fëmijë dhe se jemi të gjithë të zotët e vetes dhe se nuk i lëmë të vuajmë për asgjë.
